Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rasti “Zhvatja”, Pendarovski: Ka tronditur themelet e shtetit, mund të pengojë integrimin

Nga A2 CNN
12 Gusht 2019, 19:18 | Ballkani
Rasti “Zhvatja”, Pendarovski: Ka tronditur themelet e shtetit, mund

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski reagoi për herë të parë për skandalin e rastit “Zhvatja” që ka përfshirë vendin, ku është përfshirë dhe prokurorja speciale Katica Janeva.

Përmes një deklarate për shtyp, presidenti Pendarovski u shpreh se skandali në fjalë ka tronditur themelet e shtetit dhe ka ndezur revoltën te qytetarët.

“Revolta tek qytetarët është e madhe. Unë si president por edhe si qytetar i këtij shteti jam i dëshpëruar dhe kërkoj zbardhje të plotë të rastit. Kërkoj që të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë rast të dalin para drejtësisë, përfshi këtu edhe zyrtarët e lartë, pavarësisht nëse janë të pushtetit apo opozitës”, tha Pendarovski.

https://a2news.com/2019/08/11/skandali-ne-maqedonine-e-veriut-la-verita-pse-hesht-mogherini/

Presidenti maqedonas iu kërkoi gjithashtu institucioneve të drejtësisë të veprojnë sa më shpejt për këtë rast.

“Ju jap mbështetje të plotë institucioneve përkatëse që rasti në fjalë të marrë rrugën e duhur gjyqësore. Institucioni i Presidentit të shtetit do të bëjë çmos që këto institucione t’i mbrojë nga presionet”, deklaroi presidenti.

Në fund, kreu i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski tha që nuk përjashtohet mundësia që ky skandal ku përfshihet dhe zyrtarja e lartë e Prokurorisë Speciale të ndikojë negativisht në integrimin e vendit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë