Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Salvini ‘‘pushton’’ plazhet, bën fushatë mes pushuesve në bregdet

Nga A2 CNN
12 Gusht 2019, 11:04 | Bota

Italianët i marrin shumë seriozisht pushimet verore në muajin gusht dhe tradicionalisht politikanët evitojnë të shqetësojnë në këtë periudhë, me frikën e humbjes së votave.

Por Matteo Salvini duket se nuk la shumë kohë të mendojë për traditën,  e asnjë vend nuk është tabu për fushatën e tij të pandalshme.

Kur lideri i partisë së djathtë “Lega Nord” (edhe pse fjalën Nord, që do të thotë Veri e kanë tashmë hequr zyrtarisht)  njoftoi të enjten se do të hiqte dorë nga koalicioni një vjeçar me lëvizjen e 5 yjeve, e bëri këtë nga qyteti bregdetar i Pescarës.

Salvini kishte përgatitur terrenin me një fjalim të zjarrtë një natë me herët në Sabaudia, një resort bregdetar në jug të Romës.

Salvini ka kthyer plazhet në skenën e tij politike, në ambientin perfekt për stilin e tij prej njeriut të thjeshtë, dhe sa më të populluara të jenë aq më mirë për të. Ndërhyrja e Salvinit duket se nuk i ka shqetësuar pushuesit, të cilët përkundrazi e kanë kthyer në atraksion shkrepjen e fotove me politikanin e djathtë që nuk thotë kurrë jo. Vetë kreu i Lega Nord i kaloi pushimet në Milano Marittima, një resort popullor në Adriatik, ku u kritika për sjelljet e pahijshme në plazh.

Partia në pushtet e Lega Nord dorëzoi një mocion mosbesimi kundër kryeministrit të premten, një lëvizje me të cilën Salvini shpreson se do t’i hapë rrugën zgjedhjeve të parakohshme. Deklaratën e radhës lidhur më krizën politike, politikani e bëri nga plazhi i Taorminës.

https://www.youtube.com/watch?v=-yTt9BajFeE&feature=youtu.be

“E vetmja zgjidhje konkrete, e sinqertë, transparente, efektive dhe demokratike është t’i çojmë italianët në votime. Unë nuk e kuptoj këtë frikë për zgjedhjet. Jemi në demokraci dhe kjo duhet të jetë gjëja më e mirë”, deklaroi Salvini.   

Nuk është e qartë se kur do të debatohet për mocionin, por Salvini kërkon që ligjvënësit të thirren sa më shpejt në Romë për të votuar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë