Tajfuni “Lekima” shkatërron ndërtesat shumëkatëshe në Kinë

44 viktima dhe dëme të mëdha janë shënuar nga kalimi i tajfunit “Lekima” në territorin e Kinës. Stuhia e fuqishme, e shoqëruar me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona në lindje të vendit.

Tajfuni mbërriti në Kinë në orët e para të së shtunës dhe sipas zyrtarëve ka prekur deri tani mbi 5 milionë persona në provincën Zheijang.

Dëme të mëdha dhe shtëpi të shembura janë regjistruar dhe në Shangai ku janë evakuuar mbi 250 mijë persona.

Shkarkoni aplikacionin e A2