Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Talenti 14 vjeçar i Dortmundit nuk përmbahet, 6 gola në një ndeshje

Nga A2 CNN
12 Gusht 2019, 14:24 | Futboll

Është vetëm 14 vjeç, por nuk di të ndalet, dhe tashmë sytë e Bundesligës dhe të sponsorëve janë drejtuar rreth tij.

Youssoufa Moukoko është një nga shpresat më të mëdha të futbollit gjerman, edhe pse do të mbushë 15 vjeç vetëm në nëntor.

Sulmuesi i ri, i lindur në Kamerun por pjesëtar i Kombëtares gjermane Under 16, po thyen çdo rekord në Gjermani, duke luajtur dhe dominuar me kundërshtarë të paktën 5 vjet më të mëdhenj.

Me Under 17 e Dortmundit vitet e kaluara ka thyer çdo rekord, 40 gola në 28 ndeshje në sezonin 2017-2018, 50 në sezonin 2018-2019.

Superioriteti i tij i dukshëm shtyu drejtuesit e gjigantëve gjerman për të ftuar adoleshentin me shpresat e ekipit. Dje Moukoko luajti ndeshjen e parë, dhe jo vetëm nuk zhgënjeu, por vendosi një tjetër rekord.

Dortmundi fitoi 9-2 me Wuppertaler, dhe 14 vjeçari ishte protagonisti absolut me 6 gola, diçka që nuk kishte bërë as me moshat më të reja.    

Trajneri i tij Michael Skibbe nuk mbante dot entuziazmin. “ Që do të bëhet një profesionist, kjo është e qartë. Vetëm dëmtimet mund ta ndalojnë”, deklaroi ai.  

Ndërkohë, Nike ka firmosur me të një kontratë afatgjatë, ku mendohet se talenti do të fitojë rreth 10 milion euro në total.

Mund të duket një shifër marramendëse tani, por edhe e papërfillshme pas pak kohësh, kur të debutojë tek të rriturit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë