Tentoi të vidhte kasafortën, arrestohet në flagrancë i dyshuari

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person në zonën e Himarës, i dyshuar për një vjedhje të mbetur në tentativë.

Forcat blu të komisariatit të Himarës arrestuan në flagrancë 42-vjeçarin G.V. i cili kishte hyrë brenda banesës së shtetasit F.Q. për t’i vjedhur kasafortën, por fatmirësisht nuk ka mundur të marrë asnjë prej aty.

42-vjeçari G.V. kishte dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë që po e ndihmonin për të kryer vjedhjen, të cilët nuk janë identifikuar ende nga policia.

Shkarkoni aplikacionin e A2