Triumf në Canadian Open, Nadal feston fitoren nr. 1000

Rafael Nadal konfirmohet kampion i turneut ‘Canadian Open’. Legjenda spanjolle mundi në finale tenistin rus, Danil Medvedev, 6-3 dhe 6-0 me sete me këtë të fundit që nuk kishte humbur asnjë set përgjatë turneut.

 Ky ishte ballafaqimi i parë në një turne për dy tenistët. Rafael Nadal siguroi titullin e pestë ‘Rogers Cup’, si askush tjetër në dy dekadat e fundit.

Rafael Nadal dhe rusi Danil Medvedev

Për 33 vjeçarin kjo ishte fitorja numër 1000 në karrierë ndërsa ka çuar në 35 numrin total të titujve ‘master’.

Shkarkoni aplikacionin e A2