Akuzat e PD, Valdrin Pjetri: Pres me padurim procesin e verifikimit

Kandidati socialist për Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri, ka reaguar pas akuzave të shkresave të publikuara këtë të martë nga Partia Demokratike, sipas të cilave ai rezulton i dënuar në Itali për trafik droge, si dhe i deportuar nga ky shtet.

“Unë të vërtetën time  e deklarova para kandidimit si dhe para pak ditësh me dokumente zyrtare.

E vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjencive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e PD”, shkruan Pjetri në Facebook. “Pres me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteteve zyrtare shqiptare dhe italiane”.

Në zgjedhjet e 30 qershorit, Pjetri garonte i vetëm për Bashkinë e Shkodrës, pasi Partia Demokratike nuk mori pjesë në to.

Shkarkoni aplikacionin e A2