Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Akuzat për Pjetrin, Balla: PS ka vënë vija të kuqe! Drejtësia të zbatojë ligjin

Nga A2 CNN
13 Gusht 2019, 13:20 | Politikë
Akuzat për Pjetrin, Balla: PS ka vënë vija të kuqe!

Pas akuzave të Partisë Demokratike për kandidatin socialist për Bashkinë Shkodër, Valdrin Pjetri, ka reaguar edhe numri dy i PS, Taulant Balla. Ai e distancon partinë nga çdo person qe shkel ligjin, qoftë ky edhe i sapozgjedhuri në krye të Bashkisë së Shkodrës.

“PS ka përcaktuar qartë një vijë të kuqe, për të gjithë anëtarët e saj. Kjo vijë e kuqe nuk përjashton askënd. Ne e përshëndesim faktin se Prokuroria e Përgjithshme dhe Policia e Shtetit janë vënë në lëvizje, duke kërkuar zyrtarisht informacionin përkatës pranë autoriteteve italiane, qysh në momentin e parë të shfaqjes së këtij pretendimi, lidhur me pastërtinë e figurës së Pjetrit. Për Partinë Socialiste, qoftë pretendimet e opozitës jashtëparlamentare, qoftë sqarimet e dhëna nga Valdrini, nuk mjaftojnë”, shkruan Balla në Facebook.

Kreu i grupit parlamentar socialist gjithashtu ka hedhur poshtë akuzat se lajmin për dëbimin e Kryebashkiakut ende te pakonstituuar e ka marrë nga burime të ashtuquajtura “diplomatike”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani