Correa te Milani, më pranë se kurrë – A2

Correa te Milani, më pranë se kurrë

Angel Correa është gjithnjë e më afër një transferimi nga Atletico Madrid në drejtim të Milanit. Gati një muaj më parë, marrëveshja u duk praktikisht e mbyllur, përpara se kuqezinjtë të kalonin te Rafael Leao, duke marrë kohë për arsye teknike, por mbi të gjitha ekonomike.

Mediat spanjolle shkruajnë se skuadra e drejtuar nga Simone ka mbyllur marrëveshjen me Valencian për transferimin e sulmuesit Rodrigo, i cili nuk është stërvitur të martën me skuadrën e tij për t’u nisur në drejtim të Madridit. Atletico do të paguajë 60 milionë për sulmuesin, ndërsa hapi i radhës është shitja e argjentinasit Angel Correa.

Sipas “CadenaSer”, marrëveshja mes Atletico-s dhe Milanit është arritur tashmë me kuqezinjtë që do të paguajnë 45 milionë euro plus bonueset.

Megjithatë, disa detaje ende mungojnë për t’i vlerësuar negociatat të mbyllura. Por me kalimin e mundshëm të Andre Silva-s te Valencia, kuqezinjtë mund t’i japin Giampaolo-s një tjetër përforcim dhe ky do të ishte më i rëndësishme në këtë merkato.

Shkarkoni aplikacionin e A2