Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

E ardhmja e Neymar, Barça e Real “shpalosin” ofertat

Nga A2 CNN
13 Gusht 2019, 12:42 | Futboll
E ardhmja e Neymar, Barça e Real “shpalosin” ofertat

Real Madrid apo Barcelona. Kjo është dilema që duhet të zgjidhë Neymar për të ardhmen ndërsa dy klubet kërkojnë me çdo kusht yllin brazilian.

Madrilenët kanë gati një tjetër ofertë për të bindur Paris Saint Germain. 120 milion euro dhe James Rodriguez, por përgjigjja e parisienëve ka qenë negative, pasi preferohet që në negociata të përfshihet Isco.

Nga ana tjetër, Leonel Messi është një faktor kyç për rikthimin e Neymar tek Barcelona. 5 herë fituesi i Topit të Artë, ka telefonuar personalisht sulmuesin duke i kërkuar të bashkohen sërish, ndërkohë që Barcelona ofron së fundi, 80 milionë euro dhe brazilianin Coutinho.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani