Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Ekzekutimi i kryekomisarit Cuku, arrestohet në Greqi bashkëpunëtori i tretë i vrasjes

Nga A2 CNN
13 Gusht 2019, 19:37 | Kronikë
Ekzekutimi i kryekomisarit Cuku, arrestohet në Greqi

Arrestohet në Greqi Kristaq Leci, bashkëpunëtori i tretë në vrasjen e ish-shefit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku në prill 2017 në Tiranë. Leci ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në zbatim të një mase sigurie “arrest në burg”, caktuar në mungesë për të nga Gjykata për Krimet e Rënda.

Ai është kushëriri i Mikel Shallarit, 24 vjeçarit që ekzekutoi kryekomisarin Cuku. Sipas prokurorisë Leci ishte ndërmjetësi mes tij dhe porositësit të vrasjes, Bledar Jambelli, i arrestuar në janar të këtij viti po në Greqi. Leci dhe Jambelli u identifikuan nga vrasësi i kryekomisarit, që pas arrestimit bashkëpunoi me drejtësinë.

I riu tha se i ishte premtuar një pagesë 20 mijë euro për vrasjen dhe se pas krimit do të sistemohej prej tyre në Gjermani. Shallari rrëfeu se pas ngjarjes kishte marrë vetëm një shumë prej 2 mijë euro dhe disa shuma të vogla nga 200-300 euro të dërguara nga Leci e Jambelli nga jashtë Shqipërisë.

Ndonëse vrau një ish-funksionar policie, falë bashkëpunimit me drejtësinë, Mikel Shallari u dënua përfundimisht me vetëm 10 vite burg. Për Lecin dhe Jambellin gjyqi tek Krimet e Rënda është pezulluar në pritje të ekstradimit të tyre në Shqipëri.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu