Flamurtari blindon sulmin, 2 goditje në 60 minuta

Në prag të sezonit të ri të futbollit, Flamurtari ka blinduar sulmin me dy lojtarë ekspertë të Superiores.

Brenda një ore, drejtuesit e skuadrës vlonjate kanë nënshkruar kontratat me dy sulmuesit Xhevahir Sukaj dhe Ardit Hoxhajn.

Për shkodranin është rinovuar kontrata edhe për një vit, ndërsa sa i përket Ardit Hoxhajt është “rikthim në shtëpi”.

Pak ditë më parë, Flamurtari zyrtarizoi edhe trajnerin që do t’i drejtojë në sezonin 2019-2020 dhe ai do të jetë Gerd Haxhiu, i cili në të kaluarën ka drejtuar Besën, Luftëtarin dhe Korabin.

Shkarkoni aplikacionin e A2