Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Gjykata Kushtetuese nuk bëhet funksionale as në shtator

Nga A2 CNN
13 Gusht 2019, 15:41 | Aktualitet

Brenda muajit shtator pritet të zgjidhen katër anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Dy prej tyre do të përzgjidhen nga Presidenti i Republikës dhe dy të tjerë nga Parlamenti, mes gjashtë kandidaturave, që do të renditen nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Megjithëse hap i rëndësishëm, emërimi i katër gardianëve kushtetues nuk e bën funksionale gjykatën më të lartë të piramidës së gjyqësorit në vend, që në kushte normale duhet të ketë 9 anëtarë. Bashkë anëtaren Vitore Tusha, e vetmja që i mbijetoi vetting-ut, Kushtetuesja bëhet me pesë anëtarë, ndërkohë që minimumi i nevojshëm për të dalë në seancë gjyqësore është gjashtë. Kjo do të thotë, që shqyrtimi i shumë çështjeve në pritje, mes të cilave ligjshmëria e zgjedhjeve të 30 qershorit, ligji për teatrin apo shkarkimi i Presidentit, nuk dihet kur do të ndodhë.

https://a2news.com/2019/07/10/kryetarja-e-klgj-ne-shtator-do-te-kemi-gjykaten-e-larte/
https://a2news.com/2019/08/13/shba-e-shpjegon-me-nje-video-gjykata-kushtetuese-e-pavarur-dhe-e-paanshme/

Aktualisht Këshilli i Emërimeve në Drejtësi po bën vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e 6 kandidatëve, nga të cilët do të zgjidhen katër anëtarët e rinj. Situata ndërlikohet edhe në këtë pikë. Disa prej kandidatëve të kualifikuar nga KED kanë shprehur interes për vakancat edhe të Presidentit, edhe të Parlamentit. Për këtë shkak, këto dy institucione duhet të koordinohen për të mos përzgjedhur të njëjtët emra, pasi në të kundërt, do të nevojitej nisje e procedurës nga e para.

https://a2news.com/2019/07/16/meta-ja-si-ramaforma-la-vendin-pa-gjykate-kushtetuese/
https://a2news.com/2019/04/17/bllokimi-i-kushtetueses-juristet-per-a2-cnn-demokracia-ne-rrezik/

Nga ana tjetër, krasitja e kandidatëve që synonin Kushtetuesen për shkak se nuk përmbushnin kriteret ligjore, ka lënë pa kandidatë një vakancë të Presidentit dhe një të Parlamentit, për të cilat pritet të rihapet gara. Përveç gjashtë anëtarëve që zgjidhen nga Presidenti dhe Parlamenti tre të tjerë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Por për të nisur procedura e plotësimit, duhet më parë të bëhet funksionale Gjykata e Lartë, të cilën vetting-u e la me një anëtar të vetëm.

A2 CNN Livestream

Dita jonë