Icardi ultimatum Juventusit: Ju pres deri javën e ardhshme – A2

Icardi ultimatum Juventusit: Ju pres deri javën e ardhshme

Sulmuesi argjentinas nuk mund të presë më për të ardhmen e tij dhe së fundmi i ka dërguar dhe një ultimatum ekipit të Juventusit, me të cilët ai dëshiron të jetë pjesë në sezonin e ardhshëm.

“Ju pres deri në fillim të javës tjetër, në të kundërt shkoj tek Roma”, ky është pak a shumë mesazhi që sulmuesi i Inter i ka dërguar drejtuesve të Zonjës së Vjetër.

Pas mbërritjet së Romelo Lukaku, Mauro kërkon të ndryshojë ambient dhe këtë gjë kërkon ta bëjë sa më shpejt. Ai kërkon të sistemohet sa më shpejt në klubin e ri dhe për këtë arsye i ka lënë dhe disa ditë kohë torinezëve, në të kundërt do të fluturojë drejt Romës.

Ekipi kryeqytetas është hedhur në sulm për të marrë shërbimet e argjentinasit dhe për këtë arsye presidenti Pallota i ka propozuar një pagë prej 7.5 milionë eurosh në sezon, plus bonuset.

 Sytë tek Icardi i ka dhe Napoli, me presidentin De Laurentiis që vijon të presojë agjenten Wanda Nara dhe ka vendosur në tavolinën e Interit 60 milionë euro. Sponsori teknik i lojtarit, i cili është i njëjti me atë të Romës e shtyn lojtarin drejt kryeqytetit dhe mesa duket dhe pjesa tjetër e familjes Icardi është për këtë gjë.

Shkarkoni aplikacionin e A2