Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Koncesionet dhe PPP, ekspertët: Rrezikojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Nga A2 CNN
13 Gusht 2019, 14:46 | Ekonomi
Koncesionet dhe PPP, ekspertët: Rrezikojnë anëtarësimin e

Kontratat koncesionare të formës së Partneritetit Publik Privat mund të rrezikojnë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Eksperti për ekonominë, Enriko Ceko, shprehet se kontratat e dhëna gjatë dy viteve të fundit janë kthyer në një shqetësim serioz për financat e shtetit.

“Një nga elementet kryesore për integrimin e Shqipërisë në Europë tani është kthyer edhe çështja e koncesioneve. Pothuajse të gjitha kontratat e dy viteve të fundit kanë qenë problematike, të dhëna me ligje speciale, të cilat dëmtojnë rëndë buxhetin e shtetit, ekonominë shqiptare, xhepin e qytetarëve dhe dëmtojnë rëndë marrëdhëniet që do të ketë Shqipëria në rajon dhe më gjerë”, thotë eksperti Enriko Ceko.

Teksa mbështet zbatimin e projekteve koncesionare në mënyrë të drejtë, Ceko shton se qeveria duhet të ndjekë një strategji prioritizimi në sektorë të caktuar për këto investime.

“Ne nuk kemi infrastrukturë bujqësore dhe rurale, kështu që është e detyrueshme që buxheti i shtetit, qoftë edhe me kontrata koncesionare, apo PPP, si dhe prokurorimet publike duhet t’i referojë te kjo pjesë”, shton Ceko.

Vetëm pak ditë më parë, Presidenti Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet ligjore të PPP-ve si dhe dy projektet për rrugën Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat, duke argumentuar se rrezikojnë buxhetin e shtetit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë