Konstituimi i Këshillit në Lezhë, ish kryetari Frrokaj: Nuk përplas qytetarët në protesta

Valdrin Pjetri edhe pse është certifikuar nga KQZ, ende nuk e ka marrë zyrtarisht detyrën në krye të bashkisë së Shkodrës.

21 gushti është paracaktuar si datë kur Pjetri pritet të kryejë betimin si kryetar i bashkisë se kryeqendrës së veriut, Shkodrës, e cila ka qenë ndër bashkitë ku u protestua më shumë kundër zgjedhjeve lokale të 30 qershorit dhe që pritet të protestohet sërish kundër “uzurpimit”, të bashkisë si e quajnë PD dhe partitë e opozitës nga një njeri ilegjitim si kryetar bashkie por më tepër i dënuar dhe i dëbuar nga Italia. Një tjetër bashki që ishte kundër zgjedhjeve të 30 qershorit ishte edhe ajo e Lezhës.

Por pas 30 qershorit ish kryetari i bashkisë së Lezhës  Fran Frrokaj, përfaqësues i PD, shprehet se nuk ka ndërmend të organizojë protesta, por as nuk do ta presë në zyrë pasardhësin e PS, Pjerin Ndreun.

Ndërsa për sa i takon politikës së ndjekur nga lideri i PD Lulzim Basha, Frrokai shprehet se ka besim se PD ka një tjetër plan për zgjedhjen e situatës ku ndodhet vendi.

Unë besoj te lideri im dhe në momentin që nuk do ta besoj do të tërhiqem nga PD. Shumë presin një plan B nga Basha, por unë mendoj që ky që shohim ne është plan B, dhe ekziston një plan A”.   

Shkarkoni aplikacionin e A2