Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Messi apo Ronaldo? Flet portugezi: Kam fituar me klube të ndryshme

Nga A2 CNN
13 Gusht 2019, 17:55 | Futboll
Messi apo Ronaldo? Flet portugezi: Kam fituar me klube të ndryshme

Vetëvlerësimi ka qenë një ndër pikat më të forta në sukseset e Cristiano Ronaldo-s. Në intervistën e tij më të fundit, portugezi nuk ka ngurruar të shpreh hapur mendimin, i pyetur se kush është futbollisti më i mirë në botë në 15 vitet e fundit.

“Diferenca mes meje dhe Messit? Unë kam luajtur në klube të ndryshme dhe e kam fituar Championsin me skuadra të ndryshme. Kam qenë golashënuesi më i mirë i Champions-it për 6 sezone radhazi. Nuk ka shumë futbollistë që e kanë fituar 5 herë Champions League-n, për këtë arsye unë mund të identifikohem me këtë kompeticion. Është njësoj si të thuash, Champions-i jam unë”, ka thënë Ronaldo.

Megjithatë, portugezi nuk ka hezituar të vlerësojë edhe argjentinasin. “Messi është një lojtar i shkëlqyer që do të kujtohet jo vetëm për Topat e Artë që ka fituar, por edhe sepse është përmirësuar, sikurse unë, vit pas viti. Zgjohem çdo ditë me idenë se duhet të stërvitem për të patur gjithmonë diçka më shumë dhe jo vetëm për të fituar. Falë Zotit, nuk më mungojnë paratë. Dua të fitoj një vend në historinë e futbollit”.

Këto kanë qenë fjalët e sulmuesit të Juventus, që ka shigjetur “pleshtin” në një kohë kur gara për Topin e gjashtë të Artë sa vjen dhe bëhet më e fortë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë