Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Paralizohet Hong Kongu, protesta në aeroport, bllokohen sërish fluturimet

Nga A2 CNN
13 Gusht 2019, 16:30 | Bota
Paralizohet Hong Kongu, protesta në aeroport, bllokohen sërish

Vijojnë trazirat në Hong Kong. Territori autonom i Kinës, për ditën e dytë radhazi pezulloi të gjitha fluturimet dalëse nga aeroporti ndërkombëtar i tij, i cili është një ndër më të frekuentuarit në botë.

Për mbi 5 ditë, qytetarët kanë protestuar në këtë godinë, ndërsa video në rrjetet sociale shfaqin vuajtjet e pasagjerëve në kalimin mes turmës së demonstruesve që kanë bllokuar portat dalëse.

Liderja Carrie Lam, mbajti një fjalim paralajmërues për protestuesit.

“Ajo që duhet të bëjmë është të luftojmë kundër dhunës, të ruajmë dhe të rikthejmë sundimin e ligjit. Sapo kjo të arrihet, bisedime të sinqerta për të riparuar dhe rindërtuar harmoninë në shoqëri mund të nisin”, tha Carrie Lam.

Më tej, Lam nënvizoi se manifestimet kanë arritur në një nivel të rrezikshëm dhe në një rrugë pa kthim pas. Liderja paralajmëroi ndërhyrje më të ashpra nga ato që janë parë së fundi. Kjo deklaratë ngjalli mjaft frikë tek manifestuesit, megjithatë nuk i ndaloi ata të kërkonin më shumë të drejta.

Ndërkohë, kompania që menaxhon aeroportin e Hong Kongut, shkarkoi nga puna disa punonjës, pasi këta të fundit iu bashkuan protestuesve. Qytetarët zgjedhin pikërisht aeroportin ndërkombëtar për t’i dërguar një mesazh të qartë pjesës tjetër të botës për shtypjen që i bëhet popullatës në Hong Kong.

A2 CNN Livestream

Dita jonë