“Rrëzohet” euro, valuta zbret sërish nën kuotën e 121 lekëve

Monedha e përbashkët europiane i është rikthyer sërish rënies. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë euro zbriti në fillim të kësaj jave në kuotën e 120.8 lekëve, ndikuar ndjeshëm nga efekti i fortë i sezonit, me prurjet e larta nga turizmi dhe dërgesat në rritje të emigrantëve.

“Këtë radhë në këtë sezon kemi të bëjmë me nivele shumë të ulëta të euros, duke rrezikuar të kalojë edhe kufirin prej 120 lekëve që u prezantua për herë të parë”, shprehet Selami Xhepa, ekspert ekonomie.

Kahu i kursit të këmbimit pritet të ndryshojë muajin e ardhshëm, me mbylljen e sezonit turistik. Përveç euros, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, rënie kanë regjistruar edhe valutat e tjera, dollari dhe paundi britanik, duke humbur më shumë se 2 lekë që prej fillimit të gushtit.

Shkarkoni aplikacionin e A2