Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

SHBA e shpjegon me një video: Gjykata Kushtetuese e pavarur dhe e paanshme

Nga A2 CNN
13 Gusht 2019, 10:13 | Aktualitet
SHBA e shpjegon me një video: Gjykata Kushtetuese e pavarur dhe e paanshme

Ambasada e SHBA vijon ciklin shpjegues të organeve të reja të drejtësisë. Sot ajo është ndalur te funksionimi i Gjykatës Kushtetuese, që, sipas saj, do të ngrihet me gjykatës të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitikë.

SHBA e nis sqarimin me faktin se Gjykata Kushtetuese mund të vendosë përputhshmërinë e një ligji me kushtetutën, e po aq mund të rrezojë edhe qëndrimin e presidentit, kryeministrit dhe agjencive të tjera qeveritare.

https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/406299486663841/

Ambasada thotë se "ngelja në klasë e 8 nga 9 gjyqtarë, do të sjellë zëvendësimin e tyre me gjyqtarë të aftë, që nuk duhet të jenë pjesë e një ujdie politike president-parlament, por me rotacion, dhe nëse palët nuk bien dakord, KED do të bëjë renditjen sipas pikëzimit, për t’i dhënë kështu qytetarëve shqiptarë, një drejtësi të barabartë!".

 Por aktualisht kushtetuesja është jashtë funksionit, dhe e gjithë klasa politike ka hedhur sytë drejt saj për t’i dhënë zgjidhje shumë çështjeve, duke nisur nga zgjedhjet e 30 qershorit, 13 tetori, e deri tek shembja e teatrit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë