Shpërthimi i raketës në bazën ushtarake ruse, evakuohet fshati

Autoritetet ruse do të evakuojnë një fshat duke filluar nga mëngjesi i së mërkurës i cili ndodhet shumë pranë bazës ushtarake ku ndodhi disa ditë më parë një shpërthim, për shkak të nivelit të rrezatimit që ka arritur në nivele 16 herë më të larta nga normat e lejuara.

5 punonjës të agjencisë bërthamore të Kremlinit humbën jetën të enjten e kaluar nga shpërthimi i motorit të një rakete në një bazë ushtarake në veri të vendit shumë pranë fshatit Nyonoksa.

Ditën e martë, Shërbimit Meteorologjik rus bëri me dije se niveli i rrezatimit ka qenë 16 herë më i lartë pranë qytetit Severodvinsk edhe pse zyrtarët më parë kishin deklaruar se shpërthimi nuk lëshoi substanca të rrezikshme.

Nga mëngjesi i së mërkurës një tren do të evakuojë 500 banorë të Nyonksa, përpara se autoritetet të fillojnë me aktivitetin e nevojshëm ushtarak në rastet e rrezatimit.

Bëhet me dije se ditën e martë janë paraqitur në spital për kontrolle urgjente dhe 10 mjekë që iu ofruan ndihmën e parë të plagosurve nga shpërthimi në bazën ushtarake.

Mjekët e linjës së parë janë shqetësuar jashtë mase për motivet se pse nuk janë lajmëruar se me çfarë do të përballeshin në këtë bazë, pasi nuk iu është njoftuar se iu nevojitej një veshje speciale kundër rrezatimit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN