Shtëpia “barrierë” për automjetet, 17 aksidente në 3 vjet!

Shtëpia e një familje në Devon të Anglisë ka “zëvendësuar” barrierat mbrojtëse të rrugës në një kthesë të rrezikshme dhe vetëm gjatë 3 viteve të fundit është goditur nga 17 automjete.

“Tensionohemi gjithmonë kur dëgjojmë një automjet që po lëviz me shpejtësi. Jemi të frikësuar dhe në rrezik konstant”, është shprehur e zonja e shtëpisë.

Aksidenti i fundit dhe më i rrezikshmi ishte ditën e diel. Një makinë doli nga rruga dhe përfundoi në shtëpi, duke shkatërruar banjën dhe dhomën e gjumit, por për fatin e mirë të familjes në ato moment nuk kishte njeri në atë hapësirë.

Anëtarët e familjes akuzojnë autoritetet në Devon se nuk kanë marrë asnjë masë edhe pse ata e kanë ngritur problematikën dhe kanë kërkuar që të vendosen mbrojtëse në rrugë.

“Kjo është një rrugë që nuk mund të ecësh më shumë se 30 kilometra në orë, por shumë drejtues automjetesh abuzojnë dhe lëvizin më shpejtë. E kemi ngritur si problem, por nuk ka asnjë reagim”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN