Sulm me thikë në Sidney, arrestohet autori, thërriti “Zoti është i madh’’

Sidney ka përjetuar çaste paniku. Një person i armatosur me thikë u arrestua nga policia pasi plagosi një grua. Një tjetër u gjet e vdekur brenda një apartamenti në po të njëjtën rrugë, por nuk është e qartë nëse ngjarjet janë të lidhura.

Policia bëri të ditur se i dyshuari ishte përpjekur të godiste persona të tjerë, dhe se kishte disa skena krimi.

“Një qytetare femër u qëllua me thikë. Ka pasur gjithashtu përpjekje të tjera për sulme me thikë nga i njëjti person”, deklaroi inspektori i policisë Gavin Wood.

Pamje të shfaqura në televizionet lokale e tregojnë agresorin teksa thërret ‘’Zoti është i madh’’ në gjuhën arabe, dhe ‘’më qëlloni’’. Ai hidhet mbi një makinë duke tundur thikën, ndërsa një burrë përpiqet ta ndalë me karrige.

Ngjarja ndodhi gjate mesditës në një zonë të populluar në qendër të qytetit. Kryeministri Australian Scott Morrison deklaroi në Twitter se sulmi i dhunshëm ishte thellësisht shqetësues.

Motivet mbeten të paqarta sipas policisë së Uellsit të ri jugor. “Personi përgjegjës për sulmin është në ngarkim të autoriteteve. Ai veproi i vetëm dhe nuk në këtë fazë nuk mund të flitet për bashkëpunëtorë. Motivet mbetet të paqarta por ne po shqyrtojmë të gjitha mundësitë”

Policia vlerësoi guximin e qytetarëve që kishin ndërhyrë në atë që e quajtën situatë tepër të rrezikshme. 3 britanikë ishin mes atyre që ndihmuan në kapjen e agresorit.

Shkarkoni aplikacionin e A2