Surpriza në Champions, eliminohen Porto e Celtic

Edhe pse thuajse çdo sezon janë pjesë e fazën së grupeve në Champions League, Porto dhe Celtic kanë mbetur jashtë këtij kompeticioni.

Rumunët e Cluj dhe rusët e Krasnodar kanë bërë surprizën në ndeshjet e kthimit, duke arritur triumfin pikërisht në stadiumet e dy skuadrave legjendare.

Celtic kishte barazuar në ndeshjen e parë të zhvilluar në Rumani me rezultatin 1-1, ndërsa në ndeshjen e kthimit është mposhtur 3-4, me një gol të shënuar në sekondat e fundit nga skuadra rumune.

Në anën tjetër, Porto kishte fituar 0-1 në Rusi dhe priste e qetë skuadrën e Krasnodar, por qetësia ka zgjatur deri në momentin që arbitri akordoi nisjen e takimit. Në 34 minutat e para, skuadra ruse përmbysi gjithçka dhe e pa veten në avantazhin e 3 golave.

Në pjesën e dytë, lojtarët e Portos reaguan dhe arritën të shënojnë dy gola, duke e vulosur rezultatin në 2-3, i cili i jep të drejtën Krasnodar për të kaluar në fazën e ardhshme të Champions League.

Ndërkohë, edhe pse me vështirësi, Ajaxi ka arritur të kualifikohet ndaj Paokut, pas një fitoreje të ngushtë 3-2, ndërsa ndeshja e parë në Greqi ishte mbyllur në barazim 2-2.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN