Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Trafik armësh nga Serbia në Shqipëri, arrestohet kosovari me 19 pistoleta e tritol

Nga A2 CNN
13 Gusht 2019, 17:42 | Kronikë
Trafik armësh nga Serbia në Shqipëri, arrestohet kosovari me 19

Një shtetas kosovar është arrestuar në Elbasan, i cili trafikonte armë dhe municione nga Serbia në drejtim të Shqipërisë.

Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga shtetasin Y. A., 51 vjeç, lindur në Kacandoll dhe banues ne Podujevë, të cilit i janë sekuestruar 19 pistoleta të kalibrave të ndryshëm, 400 fishekë luftarak dhe 1.6 kilogramë tritol TNT.

Sipas policisë, shtetasi nga Kosova u kap në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij armë luftarake, municion dhe lëndë shpërthyese TNT, të cilat i siguronte në Serbi e në vende të tjera, më pas i transportonte në Kosovë me destinacion final Shqipërinë. Armët dhe municionet ishin fshehur në vende të posaçme të krijuara në automjetin e tij, si në motor, kabinë, bagazh e kroskot.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, identifikimin e personave që kanë bashkëpunuar me personin e arrestuar, pasi nga veprimet e deritanishme proaktive rezulton se ky shtetas ka shitur edhe më parë armë luftarake, në Kosovë , Shqipëri e vende të tjera.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani