Vdes Nadia Toffa, gazetarja e ‘‘Le Iene’’ vuante nga kanceri

Nadia Tofa, personazh i njohur i ekranit në Itali dhe gazetare e Le Iene, u nda nga jeta në moshën 40 vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.

Lajmin e njoftoi redaksia e programit satirik “Le Iene”, përmes një postimi prekës në rrjetin social Facebook. “Luftove me kokën lart, buzëqeshje, dinjitet dhe forcë deri në  fund, deri sot”, thuhet në mesazh.

Tofa u shkëput nga televizioni në dhjetor të 2017-tës, kur u ndje keq papritur. Ajo ju nënshtrua fillimisht një ndërhyrje kirurgjikale e më pas cikleve të kimioterapisë. Gazetarja ishte mjaft aktive në rrjetet sociale, dhe ndante me ndjekësit betejën e pandalshme me sëmundjen.

Shkarkoni aplikacionin e A2