Vendet e Quint-it, Kosova e Serbia të rinisin dialogun

Qeveritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë të rinisin dialogun për normalizimin e marrëdhënieve dhe arritjen e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme që do të kontribuonte në stabilizimin e rajonit.

Përmes një deklaratë të përbashkët vendete Quint-it kërkojnë nga Kosova dhe Serbia që të shmangin çdo veprim që pengon arritjen e një marrëveshje përfundimtare.

“Qeveritë e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të bashkuara në qëllimin për të parë normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse, politikisht të qëndrueshme dhe ligjërisht detyruese që kontribuonnë stabilitetin rajonal”, shkruhet në deklaratë.

Qeveritë e vendeve të Quint-it, theksojnë se janë të gatshme të forcojnë rolin në këtë proces në përkrahje të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së. Megjithatë ato theksojnë se një gjë të tillë, mund ta bëjnë vetëm kur palët të japin shenja të gatishmërisë për kompromis, për heqjen e pengesave dhe rifillimin e bisedimeve.

“Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerjen e fushatës për heqjen e njohjeve kundër Kosovës”, vijon më tej deklarata.

Kosova dhe Serbia e kanë ndërprerë dialogun për normalizim marrëdhëniesh që në fund të vitit të kaluar, kur vendosi taksë prej 100 për qind ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN