Vetëdorëzohet në polici nëndrejtori i Kadastrës së Durrësit, Arben Isaku

Është vetëdorëzuar në policinë e Durrësit mesditën e së martës Arben Isaku, nëndrejtori i Kadastrës dhe numri dy i Partisë Socialiste në këtë qytet, i cili ishte shpallur në kërkim për falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre si dhe mitmarrje.

Bashkë me Arben Isakun është vetëdorëzuar edhe specialisti i agjencisë së Kadastrës, Flavio Rexha. Ndërkohë mësohet se në kërkim janë shpallur edhe personat të cilët janë pajisur me lejen e legalizimit.

Para vetëdorëzimit, Isaku pohoi për A2 CNN se pasi ka përfunduar pushimet është vënë në dispozicion të hetimeve.

Arben Isaku, u shpall në kërkim nga policia pas aksionit “Plazh i lirë” në Durrës. Ai së bashku me dy zyrtarë të Kadastrës akuzohet se përmes falsifikimit të dokumenteve ka dhënë leje legalizimi false për dy persona.

Shkarkoni aplikacionin e A2