Fier, arrestohen të dyshuarit për vrasjen e 23-vjeçarit

Policia e Shtetit ka identifikuar dhe arrestuar, pas hetimeve të shumta në ngjarje, dy të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Florian Selimi ditën e djeshme në afërsi të Fierit.

Drejtoria e krimeve të Rënda të Fierit ka arrestuar dy të rinj, bashkëfshatar të viktimës në fshatin Sulaj.

Bëhet fjalë për shtetasin S.S, 26 vjeç, dhe për 20-vjeçarin me iniciale K.M.

Sipas burimeve, dy të rinjtë në bashkëpunim mes tyre kanë vrarë Selimin, për motive të dobëta.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”, dhe viktima, ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë nga një mjet i prehtë. Pas vrasjes, viktima është hedhur në një kanal aty pranë.

 Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Shkarkoni aplikacionin e A2