Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Zjarr në ishullin grek të Evia, evakuohet një manastir

Nga A2 CNN
13 Gusht 2019, 18:02 | Ballkani

Nuk kanë të ndalur zjarret në Greqi në këto ditë të nxehta vere. Një vatër e re zjarri u regjistrua mëngjesin e së martës në ishullin Evia duke detyruar autoritetet të ndërhyjnë për të evakuuar një manastir që rrezikohej nga flakët.

Reja e tymit ishte aq e madhe sa që mbërriti deri në kryeqytetin helen. Banorët e qyteteve kryesore të ishullit kanë marrë urdhër të qëndrojnë në gatishmëri në rast të përshkallëzimit të mundshëm të situatës nga zjarret.

Zjarri nisi në orët e para të mëngjesit dhe u përhap me një shpejtësi të madhe i ndihmuar nga era dhe nga bimësia e tharë në qendër të ishullit. Mbi 80 zjarrfikës, 40 mjete e madje dhe helikopterë dhe avionë janë angazhuar për vënien në kontroll të flakëve.

Greqia gjatë kësaj jave është goditur nga disa raste zjarresh për shkak të temperaturave të larta deri në 40 gradë Celsius.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani