Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Akuzat ndaj kryebashkiakut të sapozgjedhur Valdrin Pjetri, opozita protestë në Shkodër

Nga A2 CNN
14 Gusht 2019, 19:44 | Politikë

Mbështetës të opozitës u mblodhën përpara sheshit të Bashkisë së Shkodrës, për të kundërshtuar sipas tyre uzurpimin e këtij institucioni nga trafikantët e drogës.

Partia Demokratike prej ditësh ka publikuar dokumente që sipas tyre, kryebashkiaku i sapozgjedhur i Shkodrës, Valdrin Pjetri, i cili ende nuk ka bërë betimit, ka qenë i dënuar për trafik droge në Itali dhe për këtë arsye është objekt i ligjit të dekriminalizimit.

Edhe Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me këtë situatë të papritur në Bashkinë më të madhe të veriut, ku PS fitonte për herë të parë, edhe pse pa një kandidat kundërshtar.

Kreu i qeverisë njoftoi se rrugët e PS dhe Valdrin Pjetrit ndahen deri në daljen e të vërtetës ligjore.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani