Ferrari që lundroi me shpejtësi 242 kilometra në orë, del në shitje

Ferrari Arno XI Racing Boat, një hidroplan i cili vendosi rekord në vitin 1952 duke lundruar me shpejtësi 242 kilometra në orë, ka dalë në shitje.

Mjeti i vetëm lundrues me një motor Ferrari do të dalë në ankand në Florida. Ferrari Arno XI ka një motor të modifikuar Grand Prix 4.5L V12, i cili ka një fuqi prej 550 kuaj fuqi.

Në vitet ’50, italiani Achille Castoldi ishte i vendosur të thyente rekordin botëror të shpejtësisë mbi ujë dhe për këtë i kërkoi ndihmë Enzo Ferrarit. Së bashku, ata ndërtuan këtë mjet, i cili arriti shpejtësinë 242 kilometra në orë në liqenin Iseo në Itali dhe që prej asaj kohe ende nuk është thyer.

Më parë, Ferrari Arno XI është vlerësua 1.5 milion paund, raporton “YachtWorld”.

Shkarkoni aplikacionin e A2