Gara e teknologjisë, për herë të parë Shqipëria në finale, kundër dhunës ndaj grave – A2

Gara e teknologjisë, për herë të parë Shqipëria në finale, kundër dhunës ndaj grave

Në garën ndërkombëtare të teknologjisë, këtë vit është edhe Shqipëria. Vendi ynë konkurron me tre vajza, Dean, Arlën dhe Jonadën, të cilat kanë mbërritur në San Francisco për garën finale që do të mbahet këtë të enjte.

Në garën e aplikacionit më të mirë që ndihmon shoqërinë për të gjetur zgjidhjen e një problemi, këto tre vajza kanë ndërtuar aplikacionin ”GjejZa”, për t’i dhënë zë vajzave dhe grave të dhunuara.

Këtë vit në Technovation Challenge morën pjesë mbi 7200 vajza nga e gjithë bota. Nga Shqipëria arritën të hynin në garë 9 ekipe. Por, për herë të parë ekipi shqiptar hyn në finale e madhe që do të mbahet në San Francisco këtë të enjte.

Shkarkoni aplikacionin e A2