Konstituimi i këshillit bashkiak Shkodër, Prefekti: Në rend dite edhe betimi i Kryebashkiakut

Shkodra mesa duket do të jetë Bashkia e fundit që pritet të konstituojë këshillin e ri bashkiak. Burime pranë Partisë Socialiste thonë për A2 CNN se me 19 gusht pritet që të mbahet mbledhja, por pa specifikuar nëse do të behet edhe betimi i Kryebashkiakut të ri Valdrin Pjetri.

Ndërkohë, Prefekti i qarkut të Shkodrës Cesk Millja shprehet për A2 CNN se janë në pritje të datës 15 gusht, afat kur duhet të jetë sekretari i përgjithshëm i këshillit që të thërrasë mbledhjen. Pas kësaj date, java e ardhshme do të nisë me thirrjen e mbledhjes, dhe në rend të ditës ai pohon të ketë konstituimin e këshillit të ri bashkiak, si dhe betimin e Valdrin Pjetrit. i pyetur nga A2 CNN, Pjetri nuk dha një qëndrim zyrtar nëse do të betohet ose jo.

Shkarkoni aplikacionin e A2