Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Liverpool dhuron emocione para Superkupës, stërvitje me fëmijët me aftësi të kufizuara

Nga A2 CNN
14 Gusht 2019, 12:05 | Futboll
Liverpool dhuron emocione para Superkupës, stërvitje me

Mohamed Salah dhe shokët e tij të skuadrës te Liverpool u dhuruan kujtime të paharrueshme disa fëmijëve me aftësi të kufizuara të martën ën mbrëmje, në seancën stërvitore para Superkupës së Europës që do të zhvillojnë sot kundër Chelsea-t në Stamboll.

Sulmuesi egjiptian u pa duke luajtur me top me një djalë i cili nuk i kishte këmbët, ndërsa shokët e tjerë të skuadrës e madje edhe trajneri Jurgen Klopp iu bashkuan momenteve emocionuese dhe argëtuese për të vegjlit. Në fund, të gjithë lojtarët firmosën autografe dhe bënë fotografi me tifozët. Organizimi ishte bërë nga Fondacioni i UEFA-s, i ngritur në vitin 2014 nga ish-Presidenti Michel Platini.

A2 CNN Livestream

Dita jonë