Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Mike Tyson shpenzon 40 000 dollarë në muaj për marijuanë

Nga A2 CNN
14 Gusht 2019, 14:16 | Showbiz
Mike Tyson shpenzon 40 000 dollarë në muaj për marijuanë

Mike Tyson vazhdon me ekstravagancat që e kanë karakterizuar gjithë karrierën e tij si boksier, por edhe jetën jashtë saj.

Që prej vitit 2018 ish-kampioni ka ngritur një fermë në Kaliforni ku i është kushtuar ekskluzivisht kultivimit të marijuanës për konsum. Por si zakonisht, fitimet “Iron Mike” nuk i kursen. Së fundmi ka zbuluar edhe shumën marramendëse që shpenzon për konsum personal.  

Gjatë një interviste radiofonike, Tyson i thotë ortakut të tij në fermë, Eben Britton: “Sa pimë në muaj? Rreth 40 000 dollarë kanabis në muaj”. Ndërsa ai i përgjigjet: “Pimë rreth 10 tonë kanabis në muaj”.

Tyson gjithashtu tha se të ardhurat mujore nga shitjet janë rreth 500 000 dollarë.

https://www.instagram.com/p/B1GGr3Uninp/

A2 CNN Livestream

Dita jonë