Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Ministri Pacolli: Huliganët serbë sulmojnë Konsullatën e Kosovës në Danimarkë

Nga A2 CNN
14 Gusht 2019, 21:25 | Kosova

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se banditë dhe huliganë serbë kanë sulmuar mëngjesin e së mërkurës konsullatën e Republikës së Kosovës në Kopenhagë. Sipas ministrit Pacolli, banditët kanë sulmuar dhe dëmtuar stemën e shtetit të Kosovës në Konsullatë.

“Sulmet e vazhdueshme të huliganëve serbë kundër ambienteve diplomatike dhe konsullore të Kosovës tregojnë vetëm frustrimin e politikës së ngecur të Serbisë, e cila ende nuk dëshiron të kuptojë se që 11 vjet në Ballkanin Perëndimor ekziston një shtet i pavarur që quhet Republika e Kosovës. E dënojmë fuqishëm propagandën serbe dhe fushatën agresive të Serbisë kundër Republikës së Kosovës”, shkruan Pacolli në Facebook.

Kreu i diplomacisë së Kosovës, më tej bën me dije se kanë nisur kontaktet me autoritetet daneze që autorët e kësaj ngjarje të vihen sa më shpejt para drejtësisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë