Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Njeriu që “flet” me peshkaqenin tigër

Nga A2 CNN
14 Gusht 2019, 11:08 | Lifestyle

Pierrick Seybald nuk ka aspak frikë të futet në ujë dhe të qëndrojë shumë pranë një prej grabitqarëve më të rrezikshëm të planetit. 34-vjeçari është fotografuar teksa përkëdhel dhe qetëson me një prekje peshkaqenin tigër, në ujërat e Polinezisë franceze.

Ai shihet se si praktikisht i flet peshkaqenit, i cili njihet si një kafshë që nuk i kursen njerëzit, por çuditërisht pranë Seybald, ata shfaqen tepër të qetë.

https://a2news.com/2019/08/08/jeta-sekrete-e-peshkaqeneve-nje-robot-i-pergjon-ne-thellesine-e-deteve/

Fotot, realizuar nga Cam Grant për National Geographic tregojnë një ditë normale pune për Seybald. Teksa afrohen pranë tij, peshkaqenët hapin gojën duke treguar dhëmbët e frikshëm, por nuk kryejnë asnjë veprim agresiv. “Unë jam zhytës i specializuar për të qëndruar pranë peshkaqenëve. Kjo përvojë nuk është për amatorë apo turistë, duhet të dish të sillesh në mënyrë që ata të të respektojnë”, shprehet Seybald.  

https://a2news.com/video/not-me-peshkaqenin/
https://a2news.com/2018/11/19/njeriu-qe-i-sheh-peshkaqenet-ne-sy-foto/

A2 CNN Livestream

Dita jonë