Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Pjetri në Shkodër, Topalli-Bashës: Mandatin ia fale ti Lul!

Nga A2 CNN
14 Gusht 2019, 17:40 | Politikë
Pjetri në Shkodër, Topalli-Bashës: Mandatin ia fale ti Lul!

Për ish-deputeten Jozefina Topalli, Rama e Basha janë nga e njëjta anë dhe bëjnë pazare mes tyre. Përmes një statusi në “Facebook”, Topalli ua faturon fajin përgjysmë dy liderëve politikë, për vendosjen e një figure me të shkuar kriminale, siç thotë ajo, në krye të Shkodrës.

“Edi Rama e çoi Valdrinin në Shkodër, por mandatin për Kryetar Bashkie të Shkodrës ia dhe ti Lul, me bojkotin e zgjedhjeve. Po të kishte një kandidat të djathtë, Valdrini as në ëndërr nuk shihte karrigen e Kryetarit të Bashkisë. Ti e fyeve Shkodrën njëlloj si Rama. Qytetarët prej disa muajsh, tregojnë për dyshimet e thella të së kaluarës të komprometuar të Valdrinit. Por ti për muaj nuk fole”, shkruan Topalli.

E duke marrë shkas zhvillimet e fundit, Topalli nuk ngurroi të shpërthejë edhe një herë më shumë ndaj Bashës. I rreshtoi atij se çfarë do të ndodhte nëse ai nuk do të kishte frenat e partisë.

“Nuk besoj se të rinjtë kanë model, njeriun që bëri gjithë perëndimin kundra, që i dha mandatin e dytë Ramës për 14 milionë euro të pallatit të tij, që dogji çdo përfaqësim të PD në nivel qendror e lokal me premtimin e rremë për qeveri tranzitore e largimin e Ramës”.

Demokratja e mbyll postimin e saj duke e quajtur Ramen e Bashën si një kosto tepër të madhe për shqiptarët, që duhet të largohet.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani