Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Rama provokoi Shkodrën”, Basha: Kryeministri po përpiqet të lajë duart

Nga A2 CNN
14 Gusht 2019, 13:40 | Politikë
“Rama provokoi Shkodrën”, Basha: Kryeministri po përpiqet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha në një konferencë për mediat se Kryeministri Edi Rama e shiti kandidatin socialist Valdin Pjetri, menjëherë pasi PD zbuloi dokumente ku ai pranonte fajësinë për trafik droge.

Megjithatë, Basha thotë se i pari i padenjë për qytetin e Shkodrës dhe gjithë Shqipërinë është vetë Rama. “Valdrinin e çoi në Shkodër Edi Rama, duke ditur shumë mirë kush ishte ai. Për Valdrinin, Rama hyri në Shkodër me forca speciale, ishte i gatshëm ta çonte Shkodrën në përplasje civile. Atij i duhej pikërisht ai në Shkodër, si kryetar Bashkie dhe si kryetar politik i grupit të Rilindjes në Shkodër”, tha Basha.

https://a2news.com/2019/08/13/denimi-i-valdrin-pjetrit-pd-nxjerr-shkresat-pranoi-fajesine-per-trafik-droge/

Kreu i PD shtoi se rasti i tij nuk është i shkëputur dhe renditi disa socialistë në pushtetin lokal që sipas kanë probleme me drejtësinë.

"Pjerin Ndreu në Lezhë një njeri nga lista e zezë a ambasdës ameriane për përfshirje në trafiqe, u hoq nga policia me Fatos Nanon, u rikthye deputet me Edi Ramën, u kap në dosjen 184, u kandidua për Bashkinë e Lezhës.

Valbona Sako në Durrës është e përfshirë në vjedhjen e votave në bashkëpunim e krimin dhe është përfaqësuese e bandës Dako-Avdylaj me familjarë eksponentë të rëndësishëm të drogës

Artur Bushi në Krujë është i dënuar për trafik droge dhe nuk duhet të jetë kryebashkiak.

Agim Kajmaku në Vorë është një person me dy identitete dhe i përfshirë në veprimtari të paligjshme në Greqi.

Dionis Ymeraj në Dibër është gjithashtu njeri me të shkuar kriminale. I pushuar për korrupsion dhe nën hetim për korrupsion, i përfshirë në vjedhjen e votave në Dibër, përfaqësues i bandës së Ymer Lalës

Rakip Suli duhet të ishte përjashtuar dhe ndjekur penalisht, kur ishte deputet, për përfitimet e paligjshme në konflit interesi për objektet me qera e me kontrata, por as nuk u përjashtua, as u dënua, por u kandidua.

Tërmet Peci në Tepelenë, Klement Ndoni, të arrestuar në falgarncë bga policia dhe të ndjekur nga prokuroria për qindra kilogramë kanabis", tha Basha.

https://a2news.com/2019/08/13/akuzat-ndaj-valdrin-pjetrit-rama-deri-kur-e-verteta-ligjore-te-dale-i-kemi-rruget-e-ndara/
https://a2news.com/2019/08/13/akuzat-e-pd-valdrin-pjetri-pres-me-padurim-procesin-e-verifikimit/
https://a2news.com/2019/08/13/akuzat-per-pjetrin-balla-ps-ka-vene-vija-te-kuqe-drejtesia-te-zbatoje-ligjin/

A2 CNN Livestream

Dita jonë