Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shembja e urës Morandi, Italia kujton tragjedinë një vit më vonë

Nga A2 CNN
14 Gusht 2019, 15:40 | Bota
Shembja e urës Morandi, Italia kujton tragjedinë një vit më

Në 14 gusht të vitit 2018, një segment i madh i urës 1.2 km të gjatë të Morandit në Xhenova, u shemb mes reshjeve të dendura duke u marrë jetën 43 personave e duke shkaktuar një stuhi politike mbi infrastrukturën e vjetëruar të Italisë.

https://a2news.com/2019/07/01/pamjet-e-papublikuara-nga-shembja-e-ures-morandi/

Një vit me pas, qindra italianë, përfshirë liderë politikë, u mblodhën në qytetin port për të përkujtuar tragjedinë.

Pavarësisht krizës politike në Romë, Kreu i Shtetit, presidenti Serggio Matarella dhe krerët e partive politike nuk munguan në ceremoninë e zhvilluar në homazh të viktimave. Një meshë katolike u mbajt në një magazinë të braktisur afër zonës së katastrofës, pranë rrënojave të mbetura nga ura.

https://a2news.com/video/ura-ku-humben-jeten-dy-shqiptare-hidhet-ne-ere-me-1-ton-dinamit/

Shkaku i shembjes së strukturës së ndërtuar në vitet 60-të është ende nën hetim, por Lëvizja 5 Yjet fajëson operatorin më të madh rrugor, grupin Atlantia, për neglizhim në mirëmbajtjen e urës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë