Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shpëtohet jahti me 7 turistë italianë në Durrës

Nga A2 CNN
14 Gusht 2019, 21:21 | Kronikë

Moti i keq që përfshiu Durrësin pasditen e së mërkurës krijoi probleme edhe për mjetet lundruese.

Jahti me vela, S/Y Cayman, me flamur italian, i cili ishte nisur nga Korfuzi për në Kroaci, i ka kërkuar ndihmë Kapitenerisë së Portit Durrës pasi kishte pësuar defekt në det 5 milje nga porti.

Kapiteneria nisi në drejtim të jahtit mjetin rimorkiues "Joni", i cili e rimorkioi deri në Portin e Durrësit. 7 personat në bord janë në gjendje të mirë shëndetësore.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli