Sistemi online i thesarit, Tabaku: Jashtë funksionit, MFE: Përditësimi vijon normalisht

“Që prej datës 2 gusht sistemi i thesarit online nuk funksionon”. Denoncimi vjen nga ish-deputetja e PD Jorida Tabaku, e cila përmes një postimi në ‘Facebook’ deklaron se sistemi online i thesarit është jashtë funksionit.

Sipas Tabakut, kjo lidhet me faktin se qeveria po kryen pagesa të fshehta, ose kjo e fundit prej më shumë se 10 ditësh, nuk po kryen më pagesa për shkak të mungesës së buxhetit. 

Por, burime zyrtare nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë hedhin poshtë deklaratën e ish-deputetes së PD-së dhe konfirmojnë se sistemi është funksional dhe përditësimi i fundit në këtë sistem rezulton të jetë kryer vetëm një ditë më parë, më datë 13 gusht.  

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN