Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tanket kinezë mbushin stadiumin, pamjet kapen nga sateliti

Nga A2 CNN
14 Gusht 2019, 20:42 | Bota

“Qeveria kineze po transferon trupat në kufirin me Hong Kongun. Të gjithë duhet të jenë të qetë”, kështu deklaroi gjatë së mërkurës Presidenti Amerikan Donald Trump, duke u përfshirë edhe ai në klimën e tensionuar që është shkaktuar nga protestat në Hong Kong.

Ndërkohë, satelitët kanë kapur pamje të tankeve dhe kamionëve ushtarakë që kanë mbushur stadiumin në Shenzhen pranë kufirit me Hong Kongun.

Zyra Ndërlidhëse e Kinës në Hong Kong dënoi protestat e dhunshme dhe tha se ata që marrin pjesë në to nuk kanë asgjë ndryshe nga “terroristët”.

Protestuesit dhe policia u përleshën mbrëmjen e kaluar në aeroport pas tubimeve që paralizuan atë për dy ditë, ndërsa ditën e sotme check-inet u rihapën.

https://a2news.com/2019/08/14/trump-alarmon-per-hong-kongun-trupa-kineze-po-grumbullohen-prane-kufirit/

Në anën tjetër SHBA-të shprehën shqetësimin për lëvizjet e ushtrisë pranë kufirit dhe i kërkuan Pekinit të respektojë autonominë e Hong Kongut.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli