Trump alarmon për Hong Kongun: Trupa kineze po grumbullohen pranë kufirit – A2

Trump alarmon për Hong Kongun: Trupa kineze po grumbullohen pranë kufirit

Në klimën e tensionit të shkaktuar nga protestat e shumta në Hong Kong ndërhyn edhe Donald Trump.

Në një status në Twitter, presidenti amerikan shkruan se sipas informacioneve të shërbimeve sekrete amerikane, Pekini po dërgon trupa ushtarake në kufirin me ish koloninë angleze.

“Qeveria kineze po transferon trupat në kufirin me Hong Kongun. Të gjithë duhet të jenë të qetë”, deklaroi Trump në rrjetin social të preferuar.  

Hong Kongu, territor autonom i Kinës nga viti 1997, po sheh një valë protestash të mëdha kundër qeverisë lokale, e cila akuzohet se po i nënshtrohet presionit të qeverisë qendrore kineze dhe po kufizon liritë shekullore të ish kolonisë angleze.

Protestat kulmuan në bastisjen e Parlamentit  vendor, si dhe në bllokimin  e aeroportit ndërkombëtar, një nga nyejt më nevralgjike të Azisë dhe ndër më të frekuentuarit në botë.

Shkarkoni aplikacionin e A2