Vllaznia përforcohet për Balkan League, nënshkruan amerikani

Vllaznia kryen një tjetër goditje në merkato. Një tjetër lojtar i huaj bëhet pjesë e kuqebluve të koshit.

Amerikani Maurice Williams, i cili luan në pozicionin 2, ka nënshkruar me Vllazninë, duke qenë i gatshëm për të filluar menjëherë stërvitjen në fillimin e muajit Shtator.

Sezonin e kaluar, Williams ka luajtur në Kosovë me Lipjanin dhe në përfundim ka provuar edhe një eksperiencë të shkurtër në Itali.

Ndërkohë, klubi i basketbollit Vllaznia është duke negociuar me disa lojtarë të tjerë, edhe në prizëm të lajmit të konfirmuar për një prani të saj në Balkan League.  

Shkarkoni aplikacionin e A2