Votëbesimi i Qeverisë, Senati refuzon propozimin e Salvini-t

Kryeministri Italian Giuseppe Conte do t’i drejtohet Sentatit nw 20 gusht lidhur me krizën politike që ka përfshirë Qeverinë, pasi partneri i koalicionit, Lega, kërkoi mocion votëbesimi. Në atë qe u pa si goditje për liderin e Lega-s, Mateo Salvini, Senati refuzoi kërkesën e tij për të zhvilluar menjëherë votëbesimin dhe vendosi t’i japë kohë Conte-s për të folur më parë në dhomën e lartë.

Duke ju drejtuar senatit Italian kreu i së djathtës ekstreme tha se do të pranonte një propozim të parterit të koalicionit Lëvizja “5 yjet” për të reduktuar numrin e pjesëtarëve të Parlamentit, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin menjëherë më pas. “Ne nuk kemi frikë të heqim dorë nga karriget tona. Ata që kanë frikë vdesin çdo ditë, ndërsa ata që nuk kanë, vdesin vetëm një herë”, tha Mateo Salvini, kreu i Lega-s.

Deklarata e Salvini-t la të kuptohet se mund të tërhiqte shpejt ministrat e partisë së tij nga kabineti, por të mërkurën, lideri i Lega-s, e bëri të qartë se kjo nuk do të ndodhte. Kërkesa e Salvini-t për debat ditën e mërkure u mbështet nga partitë e djathta, por lëvizja “5 yjet” bashkë me parlamentarët e opozitës nga qendra e majtë votuan kundër.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN