25 000 $ për të trafikuar njerëz në SHBA, ekstradohet nga Italia 27-vjeçari

Një 27-vjeçar është arrestuar në Milano dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë pasi ndaj tij ishte dhënë masa “arrest me burg” nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për  veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

E.S. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi gjatë periudhës 2016-2017, bashkëpunim me persona te tjerë, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ka kryer kontrabandim të shtetasve shqiptare drejt SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë, me karta identiteti të falsifikuara, kundrejt pagesës deri në 25 000 dollarë.

Shkarkoni aplikacionin e A2