Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Apeli i mjekëve, kujdes me ushqimet në plazh dhe ekspozimin në diell

Nga A2 CNN
15 Gusht 2019, 14:08 | Sociale

Jo çdo pushues e ka mundësinë e konsumimit të drekave apo darkave në restorantet e bregdetit, ndaj jo në pak raste ushqimi merret me vete. Por kjo e ka një rrezik.

“Në qoftë se je në temperaturën 40 gradë, ushqimi mund të jetë shumë i kontrolluar por nga qëndrimi në ato temperatura bëhet infektues. Ushqimet që gatuhen duke i mbajtur për ore pa i konsumuar, ose ato që fut në frigorifer dhe i nxjerr prapë, kjo lojë bën të shtohen rreziqet”, thotë Najada Çomo, shefja e repartit infektiv.

Këto janë ditët kur në repartin e Infektivit ka një fluks të shtuar të pacientëve që kërkojnë ndihmë. Këshillat për moshat e treta dhe fëmijët, mbeten të njëjta.

Najada Çomo

“Numri shkon rreth 130 raste brenda 24 orëve. Nënat e reja, gjyshet që çojnë fëmijët në parqe gjatë ditës ose moshat e treta të rezervohen kur temperaturat janë të larta, dhe të preferojnë mëngjesin e herët dhe darkën”, shton Çomo.  

Një 35-vjeçar ka humbur jetën para pak ditësh nga ethet hemorragjike, ndërsa personi tjetër i prekur nga tetanosi është në gjendje të mirë shëndetësore.

A2 CNN Livestream

Dita jonë