Avioni rus me 226 pasagjerë përplaset me pulëbardhat, përfundon në fushën me misra

Një avion civil rus përfundoi në një fushë me misra pasi u fut në një tufë zogjsh pak kilometra në periferi të Moskës.

Agjencia Shtetërore e Lajmeve, TASS, raporton se avioni i “Ural Airlines” Airubus A321, me 226 pasagjerë në bord dhe 7 pjesëtarë të ekuipazhit ishte nisur nga aeroporti “Zhukovsky i Moskës për në Simferopol, një qytet në gadishullin e Krimesë. Pak minuta pas ngritjes në ajër, avioni u gjend përpara një tufe pulëbardhash, disa prej të cilave përfunduan në motorët e tij, duke bërë që të kryejë zbritje të detyruar. Fatmirësisht nuk raportohet për asnjë viktimë, por 23 persona, mes tyre edhe 5 fëmijë, janë shtruar në spital për mjekime.

Në maj, të paktën 41 vetë brenda një avioni rus Aeroflot SU1492 humben jetën pasi ai u rrëzua në një aeroport duke marrë flakë. Ndërsa në qershor, dy pasagjerë humbën jetën pasi një tjetër avion mori flakë ndërsa po udhëtonte për në Siberi.

Shkarkoni aplikacionin e A2